Vasili: Shëndetësia e rilindjes është për kioskat dhe koncesionet, jo për pacientët

Shqipëria

Vasili: Shëndetësia e rilindjes është për kioskat dhe koncesionet, jo për pacientët

Më: 7 janar 2018 Në ora: 10:05
Petrit Vasili

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka vijuar kritikat ndaj kryeministrit Rama për sistemin shëndetësor në vend. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, deputeti i LSI thotë se “shëndetësia e rilindjes” ka në fokus kioskat dhe koncesionet, dhe jo pacientin.

Sipas deputetit Vasili kjo që po ndodh me sistemin shëndetësor në vend “është krim”.

Postimi i plotë: 
Shendetesia e kryeministrit: pacienti i fundit dhe koncesionet e kioskat te parat.

Kur rilindja zaptoi shendetesine ne 2013 e filloi me kioskat, e vazhdoi me pirjen e duhanit dhe e mbylli me koncesionet.
Tani filloi po i njejti avaz i turpshem….filloi prap me kioska, po vazhdon me pirjen e duhanit (jo me pirjen e hashashit se ate e lejon kryeministri) dhe pritet koncesioni (hajdutlleku) i radhes.
Po i semuri ku eshte, po profilaksia? Cfare shendetesie eshte kjo? Ku ekziston kjo shendetesi anti-humane, qe nuk ka pacientin te parin?
Eshte per cdo kioske e koncesion kjo shendetesia e rilindjes, vetem per te semurin jo, ai eshte i fundit.
Ky eshte krim.
Per shendetesine kryeministri eshte bere si Shvejku qe thoshte “Ç’me duhet mua se çfare them une".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat