Iku në Itali me fëmijët, ja çfarë i ndodhi

Shqipëria

Iku në Itali me fëmijët, ja çfarë i ndodhi

Më: 7 janar 2018 Në ora: 10:28
Pamje nga trageti Durrës-Bari

Nje grua nga Durresi po hetohet nga Prokuroria e Durresit, pasi eshte zbuluar se ajo ka kaluar kufirin bashke me femijet e saj te mitur, te cilet i ka lene ne Itali dhe me pas ata jane nisur per ne Gjermani te vetem. Kjo e fundit eshte kthyer ne Shqiperi e tani po hetohet ne gjendje te lire. Ngjarja ka ndodhur ne date 3.9.2016.

Mediat italiane shpesh kane raportuar per numrin e larte te femijeve shqiptare te mitur te cilet jane braktisur nga prinderit.

Njoftimi nga Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës: 

Më datë 05.01.2018, u  referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasen E.N, vjec 39, banues në Durrës, pasi më datë  03.09.2016, në PKK, Durrës, ka dalë për në Itali së bashku me fëmijët e saj të mitur G.N dhe A.N, vjeç 11 e 9, të cilit i ka braktisur e aktualisht ndodhen në Gjermani dhe është kthyer në Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat