Detaje nga grabitja në Korçë: Autorët i vunë armën në kokë, nxorën me forcë çiftin…

Shqipëria

Detaje nga grabitja në Korçë: Autorët i vunë armën në kokë, nxorën me forcë çiftin…

Më: 7 janar 2018 Në ora: 12:52
Ilustrim

Policia e Korçës jep të tjera detaje për grabitjen e ndodhur dje në periferi të qytetit, ku u dhunua një 25-vjeçar dhe iu mor makina tip “Benz”. Për të zbardhur këtë ngjarje dhe kapur autorët policia ka vënë edhe shpërblim 200 mijë lekë të reja. Ndërkaq policia ka deklaruar se në makinë me 25-vjeçarin ishte edhe një vajzë, e cila po ashtu ka dëshmuar në polici.

“Informacion shtesë në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 06.01.2018

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, kanë vijuar me veprimet procedurale hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur në lagjen nr. 3, pranë vendit të quajtur “Depoja e ujit”, nga ku rezulton se:

Më datë 06.01.2018, dy persona ende të paidentifikuar, i janë afruar mjetit tip “Benz” me targa AA 875 II, të ndaluar në rrugë në pronësi të shtetasit D. A., 25 vjeç, banues në Burimas, i cili ndodhej brenda tij së bashku me shtetasen E. G., 23 vjeçe, banuese në Pojan.

Nga deklarimet e marra rezulton se njëri prej autorëve të ngjarjes nën kërcënimin e armës tip pistoletë, ka nxjerrë forcërisht nga mjeti drejtuesin e tij dhe më pas kanë marrë këtë të fundit duke u larguar me shpejtësi.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes, si edhe kontrollet e shumta të zonës, janë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 (dy) gëzhoja të kalibrit 7.62mm

Në lidhje me këtë ngjarje, janë angazhuar forca të shumta policie të cilat po vijojnë me krehjen e zonës dhe po punojnë për gjetjen e mjetit, identifikimin e kapjen e autorëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Vjedhja me armë, kryer në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 140 e 25 të Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat