Zbulohet ‘tradhëtari’ në rradhët e PS-së, që sipas Ballës punoi për …

Shqipëria

Zbulohet ‘tradhëtari’ në rradhët e PS-së, që sipas Ballës punoi për …

Më: 7 janar 2018 Në ora: 15:54
Partia Socialiste

Në mbledhjen e djeshme të Asamblesë Kombëtare të PS-së, Sekretari i Përgjithshëm socialist, Taulant Balla, foli për masat që do të merreshin ndaj njërit prej anëtarëve që ka punuar kundër kësaj partie në zgjedhjet e fundit.

Madje, Balla tha se raporti po hartohet dhe ndaj anëtarit në fjalë të PS-së do të ketë masa disiplinore. Balla nuk përmendi emra, por në fakt “tradhëtari” i zbuluar është një prej anëtarëve të Asamblesë, i cili ka fituar këtë vend në zgjedhjet e brendshme të zhvilluara në 2016-ën.

Burime nga PS bëjnë të ditur se raporti që po përgatitet ka të bëjë me Shpend Barametan,  që në zgjedhjet e fundit ka mbajtur postin e Drejtorit të Zyrës së Punës në Kavajë. Madje ai u denoncua publikisht se u përfshi në fushatën zgjedhore, edhe pse ligji i ndalonte nëpunësve të shtetit një gjë të tillë. Por tashmë sipas socialistëve ai nuk ka punuar për PS-në, veçanërisht përsa i takon zgjedhjeve të pjesshme për Bashkinë e Kavajës.

 “Kemi filluar procedurat e marrjes së masës disiplinore për një anëtar të Asamblesë Kombëtare, i cili në fushatën e fundit zgjedhore, sipas pikës ‘ç’, të statutit nuk ka dhënë kontribut për forcën tonë politike. Ka dhënë kontribut për një parti tjetër në zgjedhje”, u shpreh Balla.

Në zgjedhjet e fundit përgjegjësi për fushatën nga socialistët ishte ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat