Protesta e opozitës Basha mbledh aleatët ditën e hënë në orën 10:00

Shqipëria

Protesta e opozitës Basha mbledh aleatët ditën e hënë në orën 10:00

Më: 7 janar 2018 Në ora: 21:35
Lulzim Basha

Lideri i opozitës Lulzim Basha do të takojë nesër në orën 10 paradite aleatët e tij të djathtë. Takimi me aleatët vjen një ditë pasi Basha u takua me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi dhe kreun e grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili.

Në qendër të takimit mes Bashës dhe aleatët do të jetë nisja e aksionit opozitar për protesta të fuqishme kundër qeverisë.

Ndërkohë që pasdite Basha dhe kryemadhi do të mbajnë një konferencë të përbashkët për mediat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat