Rudina Xhunga largohet nga “Vizion Plus”, ngel pa shtëpi?

Shqipëria

Rudina Xhunga largohet nga “Vizion Plus”, ngel pa shtëpi?

Më: 8 janar 2018 Në ora: 13:18
Rudina Xhunga

Rudina Xhunga është larguar nga televizioni “Vizion Plus”, ku prej më shumë se dy vitesh drejtonte emisionin “Dritare”, pas largimit të bujshëm të disa viteve më parë, nga Top Channel.

Deri më tani vetë Rudina nuk ka folur për këtë largim dhe as për arsyet e mbylljes së transmetimit të emisionit

Sëfundmi, në “Vizion Plus” është folur se do të shkojë Sokol Balla, i larguar pas konflikteve të shumta në “Top Channel”.

Nuk dihet nëse largimi i Rudinës ka të bëjë me ardhjen e Ballës, me të cilin nuk kanë pasur marrëdhënie të mira.

A ka ngelur ajo pa një shtëpi të re televizive dhe a u bë koka e parë e turkut në “Vizion”, pas mbërritjes së Ballës?

A do ta shikojmë me ndonjë emision tjetër, apo gazetarja do të tërhiqet nga media vizive dhe do t’i përkushtohet vetëm portalit të ngritur me bashkëshortin? Ngelet për t’u parë…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat