Bllokimi nga Serbia i interkoneksionit, Konfindustria, Shqipëria dhe Kosova të marrin masa, dëmet miliona euro

Shqipëria

Bllokimi nga Serbia i interkoneksionit, Konfindustria, Shqipëria dhe Kosova të marrin masa, dëmet miliona euro

Më: 8 janar 2018 Në ora: 15:58
Konfindustria shqiptare

Konfindustria shqiptare ka shprehur shqetësimin për vazhdimësinë e moslejimit nga ana e Serbisë të vënies në pune të linjës 400 KW të ndërlidhjes së energjisë elektrike Shqipëri-Kosovë.

Në një komunikatë të lëshuar nga Konfindustria vlerësohet se ky veprim është duke i dhënë natyrë të qartë të një lufte të pandershme tregtare dhe ekonomike.

“Konfindustria shpreh shqetesimin per vazhdimesine e moslejimit nga ana e Serbise te venies ne pune te linjes 400kw te nderlidhjes se energjise elektrike Shqiperi-Kosove, duke i dhene natyre te qarte te nje lufte te pandershme tregtare dhe ekonomike. Qeverite e Shqiperise dhe Kosoves duhet te shqyrtojne me shpejtesi marrjen e masave kundervepruese ndaj Serbise, lidhur me ceshtjen e mesiperme.

Konfindustria vlereson, se masat kunderpergjegjese mund te jene te tipit tregtar dhe ligjor, duke patur parasysh demin financiar, qe bllokimi i paarsyshem nga Serbia e venies ne pune te linjes 400kw i shkakton te dy vendeve tona. Shqiperia dhe Kosova importojne nga Serbia prodhime me vlere deri 500 milion euro/vit. Traktatet nderkombetare parashikojne marrjen e masave ndeshkuese si kunderpergjigje ndaj politikave ekonomike dhe tregtare te pandershme te nje vendi.

Investimi per linjen 400 KW ka kushtuar mbi 75milion euro te kredituara nga banka gjermane KFW. Mosvenia ne pune jo vetem i shkakton nje dem financiar prej miliona euro/vit, rrezikon sigurine energjitike te Shqiperise dhe Kosoves, si edhe pamundeson , krijimin e Tregut Rajonal te Energjise. Njekohesisht, qendrimi i Serbise per linjen e energjise Shqiperi-Kosove ka edhe natyre te qarte kundershtuese politike ndaj procesit te krijimit te Tregut te Perbashket te Ballkanit Perendimor te kerkuar nga BE ne Takimet e Berlinit dhe Triestes”, thuhet në këtë komunikatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat