Panik në tunelin e Kërrabës, udhëtarët dalin nga autobusi duke kërkuar ndihmë

Shqipëria

Panik në tunelin e Kërrabës, udhëtarët dalin nga autobusi duke kërkuar ndihmë

Më: 8 janar 2018 Në ora: 20:05
Ilustrim

Një autobus është përfshirë nga shtëllungat e tymit sonte në tunelin e Kërrabës pas një defekti teknik, duke shkaktuar panik te udhëtarët.

Ata kanë zbritur menjëherë nga autobusi duke kërkuar ndihmë dhe janë evakuuar për shkak të frikës së ndonjë shpërthimi të mundshëm.

Policia ka dalë në vendngjarje dhe pritet që autobusi të nxirret nga tuneli.

Nuk raportohet për persona të lënduar dhe as për shkaqet e shpërthimit të tymit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat