Viti i Skënderbeut, çdo dokument zyrtar me logon e veçantë

Shqipëria

Viti i Skënderbeut, çdo dokument zyrtar me logon e veçantë

Më: 8 janar 2018 Në ora: 22:51
Logo e vecante

Nga 1 janari, logoja e Gjergj Kastriot Skënderbeut printohet në të gjitha dokumentet shtetërore dhe do të vijojë gjatë të gjithë vitit, deri më 31 dhjetor 2018.

Ky është vendimi i parë i Komisionit shtetëror kushtuar vitit mbarëkombëtar të Skënderbeut.

“Stema e Republikës është e sigurt që është në krye. Logoja e Vitit mbarëkombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu është në një vend të dukshëm. Ruan përmasat që duhet të ketë për të qenë diçka e pranueshme nga pikëpamja pamore. Kanë qenë 6 variante që i janë prezantuar Këshillit të Lartë të Arkivave dhe ne përzgjodhëm rezultatin final, ku logoja është në të majtë në dukje, në të djathtë të stemës së Republikës”, tha Ardit Bido, kreu i Arkivit Qendror.

Për kreun e Arkivit Qendror, viti mbarëkombëtar i Skënderbeut nuk duhet parë vetëm në konceptin e simbolikës apo të aktiviteteve kulturore, për të cilat ka një agjendë ambicioze. Por, si një mënyrë për të nxjerrë mesazhe frymëzuese nga heroizmat e tij kushtuar Shqipërisë.

“Mesazhi më i rëndësishëm është që ne të mundet të futemi në konceptin e digjitalizimit, që njerëzit ta kërkojnë dokumentin nga shtëpia. Këtë vit ne nisim digjitalizimin, siç bëhet në arkivat më të mëdha botërore, duke arritur të digjitalizojmë rreth 2.5 milionë dokumente në vit, nga rreth 100 mijë që do të digjitalizonim deri më sot”, tha Bido.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat