Prapaskenat e shkarkimit të Çakos

Shqipëria

Prapaskenat e shkarkimit të Çakos

Më: 9 janar 2018 Në ora: 08:48
Ilustrim

Kryeministri Edi Rama shkarkoi dje nga detyra Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Haki Çako. Me propozim të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, Këshilli i Ministrave vendosi lirimin e tij nga detyra, të cilën e mbante prej 2 vitesh e 9 muajsh.

Në vend të tij është komanduar zv.drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Rebani Jaupi. Çako u largua nga detyra në kohën që projektligji për vetingun në Polici është shpërndarë për mendim, proces që do të kalonte të parin në filtër, pikërisht Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, shkruan “Panorama”.

Duke qenë i propozuar në detyrë nga ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, me të cilin bashkëpunoi ngushtësisht, shkarkimi i Çakos u kërkua për muaj më radhë nga opozita, kryesisht pasi emri i ish-ministrit doli në skenë si i dyshuar i dosjes “Habilaj”.

Ajo që flitej prej muajsh në korridoret e Policisë së Shtetit u zyrtarizua dje, pas kërkesës së Fatmir Xhafajt. Pas një periudhe prej më pak se 3 vitesh në krye të Policisë së Shtetit, drejtuesi madhor Haki Çako u lirua nga detyra nga Këshilli i Ministrave.

Ndërsa motivi i shkarkimit të tij, të paktën sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Brendshme është: Realizimi i objektivave të këtij mandati qeverisës, në fushën e rendit dhe sigurisë publike, sfidat që e presin Policinë e Shtetit, kërkojnë një ritëm më të shpejtë dhe dinamikë të madhe pune.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat