Koço Kokëdhima: Pablo Eskobari do e kishte zili Timonierin e Rilindjes!

Shqipëria

Koço Kokëdhima: Pablo Eskobari do e kishte zili Timonierin e Rilindjes!

Më: 9 janar 2018 Në ora: 10:06
Koço Kokëdhima

Kryetari i Partisë ZGJIDHJA, Koço Kokëdhima, ka reaguar lidhur me shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Haki Çako.

Kokëdhima shprehet se Haki Çako dhe gjithë zinxhiri komandues i Policisë së Shtetit duhet të kishin ikur nga detyra dhe të kishin shkuar përpara drejtësisë një deri në dy vite më parë, kur u vunë në shërbim të planit ogurzi të Kryeministrit për të kanabizuar vendin.

“Pablo Eskobari do ta kishte zili këtë perandori të drogës që ngriti Timonieri i Rilindjes!”, thekson Kokëdhima në deklaratën e tij.

Deklarata e plotë

Me propozim të Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, qeveria liroi nga detyra Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako. ZGJIDHJA e përshëndet këtë vendim, megjithëse ai është shumë i vonuar dhe me motivacion të gabuar. Ky vendim nuk e trondit aspak kartelin e drogës të instaluar në vend nga Rilindja. Haki Çako dhe gjithë zinxhiri komandues i Policisë së Shtetit duhet të kishin ikur nga detyra dhe të kishin shkuar përpara drejtësisë mëse një deri në dy vite më parë, kur u vunë në shërbim të planit ogurzi të Kryeministrit për të kanabizuar vendin, nën mbrojtjen dhe ndihmën e pakursyer si ortake në biznes të policisë së shtetit. Rama ideoi, projektoi, implementoi dhe udhëhoqi planin për kanabizimin e Shqipërisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat