Rama mbledh Kryesinë e PS-së

Shqipëria

Rama mbledh Kryesinë e PS-së

Më: 9 janar 2018 Në ora: 10:16
Ilustrim

Tre ditë pas mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, është mbledhur sot Kryesia e kësaj force politike. Në mbledhje ishte i pranishëm edhe kryetari i PS, Edi Rama, i cili tha se duhet të punohet me zgjedhjet në parti, pasi ka kaluar afati.

“Të bëhen zgjedhjet për kryetar partie. Duhet të punohet me bazën”, tha kryeministri Rama.

Mësohet se të pranishëm ishin edhe sekretarët organizativë. Burime nga mbledhja sqarojnë për “BalkanWeb” se në takim u diskutua edhe për vendimet e Asamblesë kombëtare të partisë.

Në mbledhjen e Kryesisë është diskutuar edhe për çështjet organizative të partisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat