SKANDAL çfarë ndodh brenda lokalit të Ministrisë së Brendshme, punonjësit duke tymosur

Shqipëria

SKANDAL çfarë ndodh brenda lokalit të Ministrisë së Brendshme, punonjësit duke tymosur

Më: 9 janar 2018 Në ora: 11:49
Skandali

Kur shikoni këtë lokal, ku pihet duhan nga të gjithë klientet, do mendoni që është në një lagje periferike të Tiranës, aty ku inspektorët dhe policët përtojnë të shkojnë. Mos u nxitoni! Kohët kanë ndryshuar. Inspektorët dhe policët janë zhvendosur në periferi.

Ka vetem një lokal ku mund të shkelësh ligjin dhe nuk të kap askush. Ai është lokali i Ministrisë së Brendshme. Aty ku futen me shumë policë se kudo tjetër, por jo për të vënë gjoba dhe për të ndaluar njerëz të pambrojtur.

Aty policët dhe punonjësit e Ministrisë së Brendshme shkojnë për të pirë duhan, për të shkelur ligjin të pashqetesuar nga vetja. Në këtë lokal mungon vetëm sllogani “Policia që duam”.

Kjo shihet mjaft qartë edhe në fotot e mëposhtme të siguruara nga “Fax News”. Të ulur në tavolinat e kafenesë brenda lokalit ata shfaqen duke pirë cigare, duke tymosur dhe nuk iu bën aspak përshtypje kjo edhe pse është e ndaluar me ligj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat