Plas në Prokurori, Dritan Gina i Elbasanit refuzon vendimin e Arta Markut: Nuk iki!

Shqipëria

Plas në Prokurori, Dritan Gina i Elbasanit refuzon vendimin e Arta Markut: Nuk iki!

Më: 9 janar 2018 Në ora: 12:12
Dritan Gina

Kanë nisur përplasjet e para në organin shqiptar të akuzës teksa fill pas vendimit të Prokurore së Përkohshme Arta Marku për largimin e kryeprokurorit të Elbasanit, ky i fundit ka reaguar ashpër duke refuzuar që të lërë postin.

Përmes një deklarate për shtyp kryeprokurori i Elbasanit Dritan Gina është shprehur se vendimi i Arta Markut është tërësisht antiligjor dhe se ai nuk do ta lërë postin në të cilin është komanduar në vitin 2016 (vendim ky i marrë nga ish kryeprokurori Llalla).

Por Gina ka shkuar më tutje dhe ka hedhur një sërë akuzash drejt Arta Markut, duke thënë se ai vepron e diktuar nga politika dhe se po kryen qoka politike. Gina theksoi gjithashtu se pas deklarimeve të tij ai do t'i drejtohet Arta Markut me një kallëzm penal në gjykatë.

“Ky është një paralajmërim për të gjithë prokurorët që po hetojnë bandat dhe trafikantët, se mund të ketë pasoja në aspektin e tyre profesional.

Vendimi i Kryeprokurores, ashtu si edhe me kolegët e tjerë, i ka marrë pa asnjë motivacion dhe bazuar në asnjë raport. E dini ju që Kryeprokurorja nuk ka zhvilluar asnjë takim me prokurorët..?!

Duket qartë se Kryeprokurorja kërkon të njihet me gjendjen në organin e akuzës e nxitur vetëm nga retorika politike. Në aspektin profesional e shoh shumë shqetësues faktin se Prokuroria e Përgjithshme drejtohet nga persona politikë, jashtë institucionalë.

Në aspektin personal, nuk e kam aspak problem të lë detyrën pasi unë jam krenar që jam Prokuror i Tiranës, dhe prej më shumë se 1 viti Kryeprokuror i Elbasanit.

Unë nuk mund të zbatoj një vendim që është i bazuar në paligjshmëri dhe ndaj theksoj se refuzoj ta zbatoj atë. “ tha Gina mes të tjerave.

Kujtojmë se po këtë të martë, disa minuta pas vendimit të Arta Markut për të larguar Dritan Ginën dhe një sërë prokurorësh të tjerë, në gjykatën Administrative në Tiranë ka shkuar një padi nga prokurorja Rovena Gashi, bashkëshorte e Dritan Ginës. Rovena Gashi ka paditur Arta Markun, teksa kjo e fundit disa ditë më parë e largoi atë nga posti që mbante në Prokurorinë e Përgjithshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat