Pranverë e parakohshme, Instituti i Gjeoshkencave tregon se ç’do ndodhë më motin në Shqipëri

Shqipëria

Pranverë e parakohshme, Instituti i Gjeoshkencave tregon se ç’do ndodhë më motin në Shqipëri

Më: 9 janar 2018 Në ora: 12:16
Ilustrim

Të gjithë e keni vënë re që në Shqipëri po bën një mot jo fort i zakonshëm, me temperatura shumë herë më të larta se ato të stinës së dimrit.

Por sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit kjo situatë do të vazhdojë edhe për disa ditë.

PARASHIKIMI METEO :

RESHJET

Sot (e martë, dt.09) dhe nesër (e mërkurë dt.10) pritet të ketë reshje të dobëta në jug të vendit (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT

Nesër (e mërkurtë dt.10) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 11 °C / 15 °C

në vendet e ulëta: 8 °C / 15 °C

në vendet malore: 4 °C / 10 °C.

ERA

Sot (e martë, dt.09) dhe nesër (e mërkurtë dt.10) era do të fryjë e lehtë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat