Zbardhet vendimi i Markut: Ja drejtuesit e prokurorive në rrethe që largohen sot

Shqipëria

Zbardhet vendimi i Markut: Ja drejtuesit e prokurorive në rrethe që largohen sot

Më: 9 janar 2018 Në ora: 13:13
Arta Marku

Zbardhet vendimi i Kryeprokurores lidhur me largimet e Drejtuesve të prokurorive në rrethe.  Në njoftimin për shtyp nga Prokuroria mësohet se këto ndryshime bëhen "në vijim të procesit për riorganizimin dhe rritjes së performancës të organit të akuzës"

Prej datës 9 janar 2018 

Ne prokurorine e Elbasanit

Iken Dritan Gina, drejtuesi i komanduar i prokurorisë së rrethit gjyqësor Elbasan i ndërpritet komandimi dhe kthehet si prokuror në Prokurorinë ku ishte emëruar.

Vihet Drejtues i përkohshëm i prokurorisë së rrethit gjyqësor Elbasan cakton prokurori Ardian Nezha

Ne prokurorine e Fierit

Iken Pali Deçolli drejtues i komanduar i prokurorisë së rrethit gjyqësor Fier i ndërpritet komandimi dhe kthehet si prokuror në Prokurorinë ku ishte emëruar.

Vihet drejtues i përkohshëm i prokurorisë së rrethit gjyqësor Fier caktohet prokurori Fatmir Lushi

Ne prokurorine e Kukesit

Iken Artur Ismailukaj, drejtues i komanduar i prokurorisë së rrethit gjyqësor Kukës i ndërpritet komandimi dhe kthehet si prokuror në Prokurorinë ku ishte emëruar.

Vihet drejtues i përkohshëm i prokurorisë së rrethit gjyqësor Kukës caktohet prokurori Alketa Nushi

Ne prokurorine e Durresit 

Iken Z. Agron Gjana. Drejtuesi i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, largohet nga kjo detyrë dhe caktohet në pozicion të përkohshëm si prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pukë.

Vjen Drejtues i Përkohshëm i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, caktohet zj.Donika Prela, aktualisht prokurore pranë kësaj prokurorie.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat