CIA “godet” Shqipërinë, Rama: Përgjigje për burokratët evropianë që punojnë në Tiranë

Shqipëria

CIA “godet” Shqipërinë, Rama: Përgjigje për burokratët evropianë që punojnë në Tiranë

Më: 9 janar 2018 Në ora: 16:57
Zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama

Zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama komenton raportin e Agjencisë amerikane të Inteligjencës, CIA, në lidhje me Shqipërinë.

Rama shkruan se tashmë edhe amerikanët e kanë bërë të qartë se korrupsioni është problem kryesor për Shqipërinë.

“Shqipëria rrugë kalimi për kokainën e Amerikës së Jugut dhe opiumin nga veriperëndimi i Azisë!

Eshtë zgjeruar prodhimi i kanabisit.

Organizatat e narko-trafikut janë aktive dhe janë shtrirë në vendet e Evropës.

Ka pastrim të lartë të parave, të lidhura me trafikimin e lëndëve narkotike, armëve, apo punë të tjetra të paligjshme të kryera nga zyrtarët dhe kriminelët”, janë problemet që ngre CIA amerikane.

Luan Rama ka edhe për përgjigje për disa diplomatë të huaj të akredituar në Tiranë.

“Kjo është Shqipëria e rilindjes së Edi Ramës sipas CIA-s, të cilën edhe pse disa burokratë europianë që punojnë në Tiranë nuk e shohin, të vërtetat e saj të dhimbshme nuk mund t’i mbulojnë me heshtjen e tyre të blerë!”, shkruan Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat