Flet avokati i Klement Balilit, tregon faktin e pazakontë

Shqipëria

Flet avokati i Klement Balilit, tregon faktin e pazakontë

Më: 10 janar 2018 Në ora: 00:44
Klement Balili

Avokati i Klement Balilit, Baftjar Rusi, i ftuar në “Studio e Hapur” në “News 24”, ka deklaruar se me klientin e tij po ndodh diçka e pazakontë. Ai ka bërë me dije se për të janë dy urdhër arreste të lëshuara për të njëjtin akt.

Kjo është një paligjshmëri totale, thotë ai. “Për Klemend Balili ka dy urdhër arreste ndërkombëtare për të njëjtin fakt, nuk ndodh në asnjë vend të botës. Këtu nuk ka asnjë hetim, sepse nuk ka për çfarë të hetojnë. Balili po hetohet në shtetin grek”, tha avokati i tij mbrojtës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat