Babëzia e ministrave shqiptarë s’ka limite, thyejnë hapur ligjin dhe kërkojnë mish ariu

Shqipëria

Babëzia e ministrave shqiptarë s’ka limite, thyejnë hapur ligjin dhe kërkojnë mish ariu

Më: 10 janar 2018 Në ora: 07:19
Ilustrim

Babëzia e ministrave shqiptarë duket se tashmë ka arritur kulmin e mizorisë.

Duke qenë të vetëdijshëm për pushtetin e tyre, dhe sigurisht duke e keqpërdorur këtë pushtet, gjatë pushimeve në lokalet e zonave turistike, sidomos të Korçës, janë pikërisht këta të fundit që kanë shkelur ligjin kundër gjuetisë, duke kërkuar mish ariu.

Ndërkohë që në syrin e popullit ata trumbetojnë ndalimin e gjuetisë, asgjë nuk i pengon që pas kamerave të thyejnë moratoriumin e hyrë në fuqi tre vite më parë, i cili ndalon gjuetinë.

Sipas gjuetarëve korçarë ata kërkojnë jo vetëm petkat por edhe mishin e këlyshëve të ariut, duke nxitur kështu vrasjen masive të tyre.

Gjuetari Fatos Shamblli ka qenë ndër të parët që ka denoncuar skandalin duke deklaruar për “Korça News” se:

Ministrat nuk pyesin për moratorium gjuetie dhe kërkojnë vrasjen pa pikë mëshirë të kafshëve të rralla.

Sot vritet vetëm për mish dhe jo për pasion gjuetie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat