Mori kredi me dokumente false, zbulohet 42-vjeccari që përdori emrin e fqinjit

Shqipëria

Mori kredi me dokumente false, zbulohet 42-vjeccari që përdori emrin e fqinjit

Më: 10 janar 2018 Në ora: 08:03
Ilustrim

Një kredi e marrë pranë një banke në Durrës në vitin 2006 është kthyer në mollë sherri mes dy banorëve të qytetit bregdetar. 12 vite më parë, shtetasi P. T., 42 vjeç, ka marrë kredi në një bankë një shumë lekësh dhe ka regjistruar në këtë kredi, shtetasin Z. D, 49 vjeç, banues në Durrës.

Firmosja e dokumentacionit banker është bërë pa prezencën e 49-vjeçarit, i cili tashmë i është drejtuar policisë për të bërë denoncimin përkatës për falsifikimin që është bërë në dëm të tij.

Policia e Durrësit ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin P. T., çështja e të cilit tashmë do të ndiqet nga prokuroria e qytetit bregdetar.

42-vjeçari akuzohet për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, parashikuar në nenin 186 të Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat