Raporti i CIA-s: Shqipëria, vendkalimi i opiumit nga Azia në Europë

Shqipëria

Raporti i CIA-s: Shqipëria, vendkalimi i opiumit nga Azia në Europë

Më: 10 janar 2018 Në ora: 09:03
Ilustrim

Agjencia Qendrore e Inteligjencës në Amerikë ka publikuar raportin e fundit për Shqipërinë, ku përveç përmbledhjes së situatës politike e ekonomike, flet edhe për rolin që ka vendi jonë në trafikun e drogës.

Në raportin e CIA-s, theksi vihet te lufta ndaj korrupsionit, krimit të organizuar dhe tek integrimi në Bashkimin Europian. Sipas raportit, Shqipëria duhet që të përmbushë me sukses të gjitha qëllimet e Reformës në Drejtësi, me qëllim që të hapen dyert e Bashkimit Europian.

Një tjetër problem, sipas CIA-s, është dhe trafiku i drogës. Në raport thuhet se Shqipëria shërben si rrugë kalimi për kokainën e Amerikës së Jugut, kryesisht nga Kolumbia, por edhe për opiumin që vjen nga disa vende aziatike. Ndërsa theksohet se Shqipëria njihet për kultivimin e kanabisit.

“Shqipëria shërben si rrugë kalimi për opiumin dhe hashashin nga veri-perëndimi i Azisë, si dhe për një sasi të konsiderueshme të kokainës nga Amerika e Jugut, të cilat më pas tregtohen në Europën Perëndimore. Është zgjeruar prodhimi i kanabisit. Organizatat e narko-trafikut janë aktive dhe janë shtrirë në vendet e Europës. Ka pastrim të lartë të parave, të lidhura me trafikimin e lëndëve narkotike, armëve, apo punë të tjetra të paligjshme të kryera nga zyrtarët dhe kriminelët”, theksohet në raportin e CIA-s për Shqipërinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat