Lirohet nga burgu burri i ish-gjyqtares

Shqipëria

Lirohet nga burgu burri i ish-gjyqtares

Më: 10 janar 2018 Në ora: 09:14
Ilustrim

Bashkëshorti i ish-gjyqtares Majlinda Andrea, Odhise Andrea, është liruar me kusht nga Gjykata e Tiranës.

Ai ishte dënuar me 1 vit e gjashtë muaj burgi, për skandalin e korrupsionit ku çifti mori 50 mijë euro në këmbim të një vendimi për një pronë në Sarandë.

Odhise Andrea, dikur punonjës i Kuvendit të Shqipërisë, është liruar me kusht nga Gjykata e Tiranës, pasi i kishte mbetur vetëm pak kohë për të kryer nga dënimi me burg për rastin e korrupsionit.

Së bashku me të është liruar edhe Ilia Çabiri, njëri prej personave që i dha paratë ish-gjyqtares Andrea. Ky i fundit ka qenë në kushte jo të mira shëndetësore dhe prej kohësh ka kërkuar një dënim më të butë.

Lidhur me rastin, ish-gjyqtarja Majlinda Andrea u dënua nga Gjykata me 4 vjet burgim për rastin e korrupsionit. Por ky dënim iu konvertua në shërbim prove. Gjithashtu,

Gjykata vendosi t’i heqë të drejtën për të ushtruar detyrën për 5 vjet. Ndërkohë, shuma prej 50 mijë eurosh që u mor për marrjen e vendimit në dëm të një pale tjetër i kaloi shtetit. Skandali me ish-gjyqtaren e Gjykatës së Lartë doli në dritë në shtator të vitit 2016. Edhe pse për dy bashkëshortët kishte urdhërarreste, ata u larguan jashtë shtetit dhe më pas u kthyen sërish.

Fillimisht ka qenë ishgjyqtarja ajo që është përballur me drejtësinë dhe më pas edhe bashkëshorti i saj. Sipas dosjes hetimore, Ilia Çabiri, Petraq Dashi dhe Eleni Lino i dhanë 50 mijë euro Majlinda Andreas që të japë një vendim pro tre. Shuma mendohet se i është dhënë gjyqtares nëpërmjet bashkëshortit të saj, Odhise Andrea.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat