E habitshme çfarë po ndodh në Prokurorinë e Elbasanit, “luftë” për karriken e drejtuesit - Bota Sot
E habitshme çfarë po ndodh në Prokurorinë e Elbasanit, “luftë” për karriken e drejtuesit

Shqipëria

E enjte, 18 janar 2018

E habitshme çfarë po ndodh në Prokurorinë e Elbasanit, “luftë” për karriken e drejtuesit

Më: 10 janar 2018 Në ora: 09:53
Dritan Gina

Ditën e djeshme Prokurorja e Përkohshme e Përgjithshme Arta Marku shkarkoi nga detyra një sërë kryeprokurorësh të rretheve, mes tyre edhe Dritan Ginën e Elbasanit, por sot në zyrën e kreut të organit të akuzës në këtë qytet ka patur një përplasje.

Në karriken e kryeprokurorit të Elbasanit janë paraqitur dy persona, i shkarkuar Dritan Gina, por edhe kryeprokurori i ri i emëruar nga Marku, Ardjan Nezha.

Dritan Gina tha ditën e djeshme që do ta refuzonte vendimin e Arta Markut për t’u larguar nga detyra dhe kësisoj këtë të mërkurë në Prokurorinë e Elbasanit, ka nisur një “luftë” që ngren pyetjen se “KUJT i përket posti” i drejtuesit të Prokurorisë së qytetit.

Drejtuesi i ri i komanduar Ardjan Nezha është paraqitur zyrtarisht si kreu i ri i Prokurorisë së Elbasanit ditën e djeshme, por mbetet ende për t’u parë se çfarë do të ndodhë sot në organin e akuzës, pasi një karrike “nuk i mban dy veta”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test