Korrupsioni në hipoteka, shkarkohet specialisti i ZVRPP Vlorë

Shqipëria

Korrupsioni në hipoteka, shkarkohet specialisti i ZVRPP Vlorë

Më: 10 janar 2018 Në ora: 10:26
Arkiv

Ministria e Drejtësisë njofton se ka shkarkuar nga detyra një specialist të hipotekës në Vlorë, pas denoncimeve në emisionin “Stop”. ZQRPP shkarkon dhe procedon penalisht specialistin e ZVRPP Vlorë, Patriot Deraj.

“Menjëherë pas marrjes dijeni, përmes emisionit investigativ “Stop”, për përfshirjen e një punonjësi të ZVRPP Vlorë në afera korruptive, Kryeregjistruesi Elion Semanaj ka firmosur urdhrin e shkarkimit për punonjësin Patriot Deraj, me detyrë specialist IT, pranë kësaj zyre.

Njëkohësisht, ZQRPP ka marrë masa për referimin e materialit kallëzues në organin e prokurorisë.

Ministria e Drejtësisë dhe Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme janë të vendosur për dënimin e çdo lloj abuzimi me detyrën, shkeljeje të ligjit dhe shpërdorimit të besimit të publikut nga cilido punonjës i Zyrave të Regjistrimit të Pasurisë.

Inkurajojmë qytetarët që të mos hezitojnë të denoncojnë të gjitha veprimet korruptive apo në shkelje të detyrës nga punonjës të ZVRPP-ve apo të institucioneve të tjera në varësi të Ministrisë së Drejtësisë.”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat