Shpërthen varka në Pogradec, mister shkaqet

Shqipëria

Shpërthen varka në Pogradec, mister shkaqet

Më: 10 janar 2018 Në ora: 10:34
Ilustrim

Një shpërthim me lëndë shpërthyese ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Pogradecit.

Policia njofton se në orën 07:00, në Volorekë, në një varkë në anë të rrugës, pronë e shtetasit R. K., është vendosur lëndë shpërthyese.

Nga të dhënat e para rezulton se si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale, ku është dëmtuar varka e peshkimit.

Në vendngjarje pritet që ekspertët të kryejnë veprimet proceduriale për të përcaktuar llojin e lëndës shpërthyese. Po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat