Gina: Marku të pezullohet, ti bëhet analizë psikiatriko-ligjore

Shqipëria

Gina: Marku të pezullohet, ti bëhet analizë psikiatriko-ligjore

Më: 10 janar 2018 Në ora: 11:11
Ilustrim

Ish-drejtuesi i prokurorisë së Elbasanit, Dritan Gina në padinë e depozituar te Krimet e Rënda kërkon pezullimin nga detyra të Kryeprokurores Arta Marku dhe urdhërimin e kryerjes së ekspertizës psikiatriko-ligjore.

Në kallëzim, Gina vlerëson se duhen ndërmarrë këto masa për të penguar vijimin e veprimtarisë antiligjore të kryeprokurores Arta Marku.

Kryeprokurorja e re e shkarkoi nga detyra ditën e djeshme Dritan Ginën, ndërsa ky i fundit e kundërshtoi vendimin, pasi sipas tij nuk është i bazuar në ligj dhe Marku ka kryer shkelje duke e paditur për shpërdorim detyre.

Përpos tij kallëzim ka bërë edhe gruaja e Ginës, Rovena Gashi po e shkarkuar nga detyra si drejtuese e Njësisë së Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme dhe Marrëdhëniet me Jashtë. Gashi e depozitoi kallëzimin dje, ndërsa bashkëshorti i saj sot në mëngjes. Çifti Gina-Gashi ishin emëruar në pozicionet e mëparshme nga ish-kryeprokurori Adriatik Llalla dhe njiheshin si krahu i djathtë i tij, por pas ardhjes së Marku janë shkarkuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat