Naftëtarët e Ballshit sërish në protestë, ja çfarë kërkojnë këtë herë

Shqipëria

Naftëtarët e Ballshit sërish në protestë, ja çfarë kërkojnë këtë herë

Më: 10 janar 2018 Në ora: 12:51
Foto arkiv, protesta nga Naftëtarët e Ballshit

Naftëtarët e Ballshit kanë nisur sërish protestat përpara uzinës duke i kërkuar qeverisë gjetjen e një investitori të ri dhe serioz për rafinerinë dhe miratimin e statusit të naftëtarit.

Sipas tyre drejtuesit aktualë të rafinerisë të cilët prej muajsh nuk kishin paguar janë larguar përfundimisht.

“Ramë dakord me zëvendës/ministrin të përshpejtojë procedurën për rifillimin e uzinës në punë, për të gjetur biznesmenë të fuqishëm. Janë afruar tre biznesmenë, tani është në dorë të qeverisë dhe të bankës që e ka këtë me vendim gjykate. Pronari iku përfundimisht, e dorëzoi. Do t’i marrë detyrimet ai që do të vijë”, deklarojnë naftëtarët sipas exit.al.

Lidhur me miratimin e statusit të naftëtarit, i cili do t’i siguronte mbrojtje punonjësve të rafinerisë, ato shprehen se është urgjente të miratohet. Statusi do të bënte të detyrueshme që asnjë naftëtar të mos paguhej më pak se 55 mijë lekë në muaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat