Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka folur për situatën e fundit të krijuar në Kosovë rreth Gjykatës Speciale.
Duke folur për situatën e krijuar në Kosovë si dhe për përspektivën e kësaj të fundit për integrim në Bashkimin Europian, Meta deklaroi se “nganjëherë duhet bërë edhe sakrifica të cilat janë të padrejta, për të arritur qëllimet”
Ndërkaq, Meta shtoi se pas takimit të mbajtur mes dy Qeverive më 27 nëntor në Korçë pret të shohë më shumë rezultate konkrete në bashkëpunimin mes dy vendeve.
“Kjo në terma për hapjen e tregjeve mes dy vendeve, unifikimin e politikave për ekonominë, që nuk do t’u shërbejnë vetëm biznismenëve dhe oligarkëve mirëpo qytetarëve të të dy vendeve, në kuptimin e mirëqenies dhe hapjes se vendeve të reja të punës” përfundoi Presidenti Meta duke folur për cështjet e folura në këtë takim.