Meta takon Izmir Smajlaj: Më shumë medalje për Shqipërinë në Vitin e Skënderbeut

Shqipëria

Meta takon Izmir Smajlaj: Më shumë medalje për Shqipërinë në Vitin e Skënderbeut

Më: 10 janar 2018 Në ora: 15:16
Presidenti Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta priti sot në një takim kampionin e Evropës në kërcim së gjati Izmir Smajlaj.

Meta shkruan se i uroi kampionit shqiptar më shumë medalje për Shqipërinë në këtë vit të Skënderbeut.

“Të dashur miq, kënaqësi të takoja sot rekordmenin shqiptar, kampionin e Evropës në kërcënim së gjati, Izmir Smajlaj, të cilit i urova sa më shumë suksese dhe medalje për Shqipërinë në këtë Vit të Skënderbeut”, shkruan Meta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat