Nga sot në mbrëmje merrni masa, ndryshon moti në Shqipëri

Shqipëria

Nga sot në mbrëmje merrni masa, ndryshon moti në Shqipëri

Më: 10 janar 2018 Në ora: 15:19
Ilustrim

Instituti i Gjeoshkencave njofton sërish për ndryshim të kushteve atmosferike në Shqipëri.

Sot pasdite në orët e mbrëmjes dhe kryesisht nesër (e enjte, dt.11) pritet të ketë reshje në përgjithesi të dobëta, në disa qarqe edhe lokalisht mesatare (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT
Nesër (e enjte, dt.11) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 8 °C / 13 °C
në vendet e ulëta: 5 °C / 11 °C
në vendet malore: 1 °C / 6 °C.

ERA
Sot (e mërkurtë, dt.10) dhe nesër (e enjte, dt.11) era do të fryjë e lehtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat