Qeveria nis aksionin për sigurinë e qumështit

Shqipëria

Qeveria nis aksionin për sigurinë e qumështit

Më: 10 janar 2018 Në ora: 15:37
Ilustrim

Aksioni për sigurinë e qumështit filloi. Ka qenë ministri i Bujqësisë Niko Peleshi i cili të martën mblodhi në qytetin e Fierit tregtarët e mëdhenj dhe përpunuesit e këtij produkti.

Peleshi tha se nuk do të ketë kthim mbrapa dhe se çdokush i cili nuk garanton kushtet e sigurisë për prodhimin e qumështit që nga kafsha e deri te transporti dhe shitja te konsumatori do të detyrohet të dalë nga tregu.

“Dhimbja e këtyre lloj reformave bëhet shumë e vogël, në qoftë se secili vepron, investon, mundohet që të arrijë standardin që ligji i kërkon, në kohë pa marrë, po themi ndëshkimin, apo sanksionet ligjore.”

Por për të garantuar cilësinë e produkteve qeveria do të mbështetë edhe skemën e subvencioneve te fermerët që kanë nivel të ulët të qumështit te këto produkte. Për çdo litër qumështit të që përmbush standardet e cilësisë do të jepet 10 lekë ndihmë nga buxheti.

Fonde do të jepen edhe për fermerët që do të kenë kafshë të martikuluara dhe për baxhot të cilët investojnë në mjete të sigurta të magazinimit dhe transportit të produktit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat