“Merresh me thashetheme, mos më jep leksione gazetarie”, dy gazetaret përplasen në emision

Shqipëria

“Merresh me thashetheme, mos më jep leksione gazetarie”, dy gazetaret përplasen në emision

Më: 10 janar 2018 Në ora: 22:21
Klodiana Lala dhe Anila Basha

Është shoqëruar me tensione dhe replika të ashpra emisioni i sotëm teksa diskutohej çështja e shkarkimit të drejtorit të policisë së Shtetit, Haki Cako.

Gazetarja Klodiana Lala është përplasur me gazetaren Anila Basha.

Lala nxori një arsye tjetër që sipas saj mund të ketë ndikuar në largimin e Çakos, që është pajisja e përgjimeve Imsi Catcher dhe futja e saj në Shqipëri dhe në burgje. Sipas saj dyshohet se janë përgjuar të burgosur që flasin me politikanë. Por kjo deklaratë ka sjellë reagimin e ashpër të gazetares Anila Basha, e cila tha se lajmi duhet të konfirmohet dhe nuk duhet të bazohet në thashetheme.

Debatet: 

Basha: Më jep një provë që tek kjo pajisja që është zhdukur ka biseda mes të burgosurve dhe politikanëve?
Lala: Mos më jep leksione gazetarie…
Basha: Nuk bëhet kështu, nuk flitet pa fakte.
Lala: Ka një vendim gjyqësor. Ka një gjyqtar të anatemuar. Ka një histori…
Basha: Është tjetër gjë të kesh burime dhe informacion.
Lala: Mos më jep leksione gazetarie…
Basha: Ky lajm nuk mund të botohet përmes thashethemeve. Po flet me thashetheme.
Lala: Mos më fol për thashetheme. Ka një dosje hetimore.
Basha: Ti thua këtu me kompetencë që ambasadori italian hyri në zyrën e prokurores. Këto janë shashka.
Lala: Këto janë burimet e mija…
Basha: Çfarë burimi moj, oficerin e rojës mbrapa derës.
Lala: Mos e banalizo kaq shumë median se nuk është në këto nivele që mendon ti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat