Vasili: 'Rilindja', e vetmja që s'e do drejtësinë. Padinë ndaj Ramës e depozituam sërish

Shqipëria

Vasili: 'Rilindja', e vetmja që s'e do drejtësinë. Padinë ndaj Ramës e depozituam sërish

Më: 11 janar 2018 Në ora: 14:07
Petrit Vasili

Petrit Vasili, kryetari i Grupit të LSI, deklaroi sot se e vetmja forcë politike që nuk e do drejtësinë është Rilindja e kryeministrit Edi Rama. Po ashtu, njoftoi se LSI-ja e ka depozituar sërish padinë e ngritur ndaj Ramës, për thirrjen që ai i bëri Policisë së Shtetit gjatë fushatës elektorale që të mblidhte vota për PS-në.

Vasili, nga selia e LSI, tha: "Jemi në këtë komunikim së bashku lidhur me fillimin e sesionit të ri parlamentar më datë 15 janar, ku LSI-ja konfirmon pjesëmarrjen e saj në këtë seancë hapjeje dhe njëkohësisht, jemi këtu për të ndarë bashkë disa qëndrime politike dhe pozicionime  shumë të qarta të LSI lidhur me procesin politik dhe Reformën në Drejtësi.

Së pari, kemi dëgjuar prej një kohe të gjatë dhe të vazhdueshme një maskaradë të Partisë Socialiste, të folësve apo suflerëve të saj lart e poshtë, lidhur me dëshirën e tyre për Reformën në Drejtësi.

Jam ëktu për të konfirmuar njëhërë e përgjithmonë se e vetmja forcë politike që nuk e do Reformën në Drejtësi  por kërkon vetëm një drejtësi të kapur, është Rilindja e kryeministrit Edi Rama.

Po kështu edhe ligji i ,mban vulën e votave të LSI, pa të cilat këto ligje nuk do të ishin sot në diskutim dhe do të kishim ngecje të reformave dhe sidomos të integrimit evropian.

Lidhur me procesin e integrimit, e vetmja forcë politike në mënyrë koherente ndër vite dhe sot që nuk ka parë interesin e saj por të vendit, ka qënë LSI. E tillë ka qënë edhe kur PS duke parë interesin e saj bllokoi procesin e integrimit për një prefekt në Fier.

Në të gjitha rastet e tjera, LSI ka qënë promovuese e konsensusit. Penguesit e mëdhënj kanë qënë ata që janë sot Rilindja, që nuk ka kursyer asnjë lloj fjalë kundër Shqipërisë që nga bllokimi i tre ligjeve apo historitë me Griseldën..."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat