Miratimi i ligjit të gjuhës shqipe në Shkup, arritje historike për shqiptarët

Shqipëria

Miratimi i ligjit të gjuhës shqipe në Shkup, arritje historike për shqiptarët

Më: 11 janar 2018 Në ora: 16:30
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama e cilësoi miratimin sot nga parlamenti maqedonas të ligjit të gjuhës shqipe, një arritje historike për shqiptarët, por që demokratizon e forcon edhe vetë Maqedoninë.

Në një postim në rrjetin social ‘facebook”, Rama shkruan se “miratimi nga parlamenti në Shkup i ligjit të gjuhës shqipe një arritje historike për shqiptarët që demokratizon e forcon vetë Maqedoninë”.

Parlamenti i Republikës së Maqedonisë miratoi sot me 69 vota pro Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve.

Debati për ligjin për gjuhët në Kuvend filloi më 5 shtator vitin e kaluar në Komisionin parlamentar për Çështjet Evropiane, ndërsa shumica parlamentare e miratoi përdorimin e sjelljes së tij më 15 nëntor të vitit të kaluar.

Kundër ligjit ishte VMRO-DPMNE-ja në opozitë me justifikimin se është jokushtetues dhe diskriminues në raport me gjuhën maqedonase dhe gjuhët e tjera që flasin qytetarët e Maqedonisë.

Ligji është sjellë pa praninë e deputetëve të VMRO-DPMNE-së të cilët nuk marrin pjesë në punën e parlamentit në shenjë revolte për arrestimin e pesë kolegëve të tyre dhe qytetarëve të tjerë për pjesëmarrje në incidentet në parlament, më 27 prill të vitit të kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat