Procesi për identifikimin e trupave të rënë gjatë luftës italo-greke, pas vendimit të muajit dhjetor do të nisë nga puna në terren, sipas një harte të miratuar nga komisioni i përbashkët.
Gjeneral Dedë Prenga në një intervistë për Tema Tv tregon detajet e marrëveshjes, ndërsa hedh poshtë zërat për ngritjen e varrezave të reja.
“Nuk ka rinegoicim të marrëveshjes, pra ajo qëndron në fuqi dhe janë vetëm këtu dy vende prehje që janë tashmë të përcaktuara. Pala greke ka marrë përsipër të gjitha shpenzimet që do të bëhen gjatë këtij procesi.”, -shprehet gjenerali.