Zbulohet “tradhtari” brenda PS që punoi për PD

Shqipëria

Zbulohet “tradhtari” brenda PS që punoi për PD

Më: 12 janar 2018 Në ora: 00:16
Taulant Balla

Zbulohet “tradhtari” brenda PS ditën e djeshme, gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste, Taulant Balla foli për një “tradhtar” që sipas tij nga punuar kundër Partisë Socialiste.

Gazeta Shqiptare shkruan se personi të cilit iu referua Balla është Shpend Barameta, i cili sipas socialistëve punoi në favor të kandidatit të PD-së në zgjedhjet e pjesshme për bashkinë e Kavajës.

“Kemi filluar procedurat e marrjes së masës disiplinore për një anëtar të Asamblesë Kombëtare, i cili në fushatën e fundit zgjedhore, sipas pikës ‘ç’, të statutit nuk ka dhënë kontribut për forcën tonë politike. Ka dhënë kontribut për një parti tjetër në zgjedhje”, u shpreh Balla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat