17 vjeçarja nga Tirana vrau veten, prindërit flasin të shokuar: Nuk ia kemi idenë se çfarë...

Shqipëria

17 vjeçarja nga Tirana vrau veten, prindërit flasin të shokuar: Nuk ia kemi idenë se çfarë...

Më: 12 janar 2018 Në ora: 08:07
Policia e Shtetit

Prindërit e vajzës 17-vjecare, me inicialet E.T. qe i dha fund jetes, duke u vetevrare me nje plumb ne gjoks, kanë mbetur të shokuar kur mësuan për ngjarjen e rëndë.

Ata jane tmerruar kur kane pare vajzen e tyre, e cila u vetëvra me pistoletë në dhomën e saj të gjumit.

Prinderit kanë deklaruar se nuk e kishin idenë se çfarë e kishte shtyrë vajzën drejt këtij akti ekstrem dhe se ajo nuk u kishte shfaqur ndonjë shqetësim apo ankesë.

“Jemi shumë të tronditur. Nuk e kemi idenë se çfarë e shtyu vajzën tonë drejt vetëvrasjes. Nuk ishte ankuar për ndonjë shqetësim. Ajo vazhdonte shkollën e mesme në Tiranë. Kur ikëm në mëngjes për në punë, e lamë në gjumë vajzën. Vetëm kur na lajmëruan për atë që kishte ndodhur, u kthyem nga puna me urgjencë në shtëpi. Nuk dimë çfarë të themi, jemi shumë të tronditur. Ishte një vajzë shumë e qetë, e dashur dhe nuk na kishte sjellë kurrë shqetësime në familje. Ajo mësonte shumë, ky ishte motivi që po e shkollonim në Tiranë, për t’i dhënë një jetë më të mirë”, janë shprehur prindërit e vajzës për Policinë.

Ata do të merren sërish në pyetje nga hetuesit në një moment të dytë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat