“Plazhe të tillë do gjeni vetëm në Karaibe”, revista zvicerane jehonë Shqipërisë

Shqipëria

“Plazhe të tillë do gjeni vetëm në Karaibe”, revista zvicerane jehonë Shqipërisë

Më: 12 janar 2018 Në ora: 10:18
Ilustrim

“Travel News”, revista zvicerane e udhëtimeve e ka renditur Shqipërinë mes 12 destinacioneve duhen vizituar me patjetër këtë vit.

Vendi ynë në këtë klasifikim konsiderohet destinacioni perfekt mesdhetar për muajin Qershor.

“Shqipëria është më e lirë se Kroacia dhe ka më pak turistë se vendi fqinj Mali i Zi. Gjithashtu ofron një varietet të larmishëm malesh dhe pikash arkeologjike, të cila kanë qëndruar të pandryshuara nga koha. Krahas pasurisë së madhe të florës dhe faunës, Shqipëria është gjithashtu shtëpia e disa parqeve kombëtare”, shkruan Travel News.

Për revistën zvicerane, Shqipëria nuk është një vend i panjohur, pasi në verën e 2016-ës e kishte quajtur “së shpejti Spanja e re”, duke marrë shembull bregdetin. Edhe këtë vit ajo shkruan kështu  për rivierën shqiptare:

“Çmimet e hoteleve janë jashtëzakonisht të lira, plazhet janë të kursyera nga turizmi masiv dhe uji i qartë si kristali të kujton destinacionet ëndërr në Karaibe. Shtuar kësaj, 300 ditë me diell në vit flasin vetë, pse të mos udhëtosh në Shqipëri”.

Bashkë me vendin tonë, destinacionet e përzgjedhura, sipas muajve janë: Janar-Xhamaika; Shkurt-Vietnami; Mars-Kolumbia; Prill-Maroku; Maj-Majorka; Korrik-Zimbabve; Gusht-Irlanda e Veriut; Shtator-New Orleans; Tetor-Gjeorgjia; Nëntor-Yucatan Meksikë; Dhjetor-Sri Lanka.

Gjatë vitit të shkuar, Shqipëria pati një rritje me 48,8% të turistëve nga Zvicra. Në total për periudhën Janar-Nëntor, numri i tyre shkon në 51,655 vizitorë, duke u renditur mes 10 grupeve të kombësisë që e vizituan më shumë vendin tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat