Panariti zbardh skandalin: Të dhënat për sigurinë ushqimore janë 'fake'

Shqipëria

Panariti zbardh skandalin: Të dhënat për sigurinë ushqimore janë 'fake'

Më: 12 janar 2018 Në ora: 13:09
Edmond Panariti

Ish ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ka reaguar sot në lidhje me sigurinë ushqimore në vend, referuar edhe një raporti të i Albanian Food Industry.

"Raporti i sponsorizuar i Albanian Food Industry, mbi sigurine ushqimore ne vend eshte nje "fake". Kjo sepse laboratori Servizi Chimici Albanesi ne te cilin pretendohet se janë dërguar mostrat ushqimore, as nuk kryen dhe as është i akredituar për te kryer te tilla analiza. Kjo është lehtesisht e vertetueshme nga kushdo", shkruan Panariti.

Më tej, ai ndalet edhe te disa te dhena skandaloze. 

"Pra te dhenat jane "sajesa". Nuk permenden sepse ne fakt nuk ekzistojne laboratoret italiane, ku pretendohet se jane derguar nje pjese e  mostrave te tjera. Ne kete pasqyre kinse  "skandaloze" te sigurise ushqimore  vjen edhe rekomandimi i raportit per te kaluar ne duar private sistemin e sigurise ushqimore ne vend, i cili do te duhet te funksionoje "fiks" sipas modelit te mesiperm", shkruan ish ministri i Bujqësisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat