Basha fjalë të ndjera për Rexhep Çelikun: U largua para kohe një zot i skenës

Shqipëria

Basha fjalë të ndjera për Rexhep Çelikun: U largua para kohe një zot i skenës

Më: 12 janar 2018 Në ora: 13:13
Rexhep Çeliku

Vdekja e papritur e legjendës së valleve shqiptare ishte një humbje e madhe për artin dhe Shqipërinë mbarë.

Me këto fjalë e përcjell mesazhin e tij lideri i demokratëve Lulzim Basha, i cili shkruan në rrjetin social se që në fëmijërinë e tij i ka lënë mbresa të thella performanca e Rexhep Çelikut, vallet e të cilit Basha i cilëson si ushqim për shpirtin.

Për më tepër lexoni fjalët e ndjera të Bashës për vdekjen e valltarit:

Jam i hidhëruar nga lajmi se u largua sot shumë para kohe, një zot i skenës, Rexhep Celiku. Që në fëmijëri më ka lënë mbresa arti i tij dhe kam menduar se askush më mirë se ai nuk e manifestonte shpirtin shqiptar, historinë tonë të stuhishme, sepse askush më shumë se ai nuk i ngjante një shqiponje me krahët e hapur e shikimin e mprehtë. 

Vallja e tij ishte një ushqim epik që të çonte shpirtin peshë. I detyrohemi shumë Rexhep Çelikut, i cili, ishte bërë me kohë me talentin, pasionin dhe virtuozitetin e tij, nder i kombit. I mundur nga sëmundja e rëndë, por fatlum që do jetojë gjithnjë tek ne, me krahët lart e shikimin nga qielli, si shqiponjë krenare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat