10 foshnje të vdekura brenda pak javësh edhe materniteti e pranon: Kanë vdekur si shkak i ...

Shqipëria

10 foshnje të vdekura brenda pak javësh edhe materniteti e pranon: Kanë vdekur si shkak i ...

Më: 12 janar 2018 Në ora: 13:24
Foto ilustrim

Për denoncimin e deputeti të PD-së Bardh Spahia ka reaguar edhe Materniteti “Koço Gliozheni”.  

‘Repartit të reaminacionit i janë shtuar 4 inkubatorë. Asnjë vdekje nuk ka ndodhur për shkak të mungesës së inkubatorëve’, thuhet në njoftimin e maternitetit.

Sipas drejtorisë së maternitetit, vdekjet kanë ndodhur për shkak të anomalive të rënda. ‘Vdekjet kanë ardhur si shkak i anomalive të rënda që kanë pasur foshnjat’, thuhet një njoftimin e bërë për mediat.

Vetëm një ditë më parë deputeti i PD-së Bardh Spahia është shprehur se  në Maternitetin e Ri në Tiranë nuk ka inkubatorë dhe poste për oksigjenimin e fëmijëve.

“Jane gjithsej 13 burime oksigjeni per 19 femije neonate qe kane nevoje e si pasoje e mungesave behen lidhje dyshe; 1 inkubator per 2 neonate. Per 30 ore si pasoje e ketyre kushteve ka pasur 5 vdekje neonatesh nga keto 3 vdekje ne 24 oreshin e fundit.”, është shprehur deputeti i PD-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat