Ministrja e Drejtësisë kërkon disiplinimin e dy gjyqtarëve: Shkelën ligjin, liruan kriminelë

Shqipëria

Ministrja e Drejtësisë kërkon disiplinimin e dy gjyqtarëve: Shkelën ligjin, liruan kriminelë

Më: 12 janar 2018 Në ora: 14:41
Etilda Gjona

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka kërkuar këtë të premte nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë shkarkimin e gjyqtarit të Durrësit Petraq Curri si dhe hetim disiplinor për gjyqtaren e Krujës Enkelejda Hoxha.

Gjyqtari i Durrësit ka kryer shkelje të rënda pasi sipas hetimeve të kryera rezulton se ai është përgjegjës për dhënien e vendimit për mosmiratimin e arrestimit të Alket Hatijas i njohur si “Zotëria i Drogës”. Kujtojmë se Alket Hatija kërkohej prej vitesh nga drejtësia italiane për kontrabandimin dhe trafikimin e qindra kilogramëve kokainë. Shtetasi në fjalë u arrestua nga policia por më pas u la i lirë nga gjykata, një ngjarje e cila bëri bujë të madhe në vitin që lamë pas.

Personi tjetër që Etilda Gjonaj ka kërkuar që të penalizohet është gjyqtarja Enkeleida Hoxha, e cila ka vendosur lirimin me kusht të Genc Tafilit, vitin e kaluar.

Tafili u dënua me 25 vite burg dhe kreu 17 prej tyre. Genc Tafili u dënua si person i përfshirë në vrasjen e kolonel Arben Zylyftarit në vitet e largëta 90’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat