Meta diskuton në Kroaci edhe për Ismail Morinën

Shqipëria

Meta diskuton në Kroaci edhe për Ismail Morinën

Më: 12 janar 2018 Në ora: 19:51
Pamje nga vizita

Presidenti Ilir Meta ndodhet për një vizitë zyrtare në Kroaci. Midis temave të diskutimit, Meta ka folur me homologen kroate Kolinda Grabar-Kitarovi? edhe për çështjen e Ismail Morinës.

I riu shqiptar është ndaluar nga autoritetet kroate në bazë të një urdhër-arresti nga Serbia në lidhje me hedhjen e dronit me flamurin e Shqipërisë etnike në stadiumin "Partizani" të Beogradit në ndeshjen Shqipëri-Serbi në tetor të vitit 2014.

Meta dhe Kitarovic kanë diskutuar për Morinën për të gjetur një zgjidhje për këtë rast.

Pavarësisht disa proceseve gjyqësore në Kroaci në favor të ekstradimit të Morinës, ky i fundit nuk është ekstraduar ende.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat