Ndotja “plaga” e qyteteve tona, mbetjet ndotin Beratin, Metalurgjiku Elbasanin

Shqipëria

Ndotja “plaga” e qyteteve tona, mbetjet ndotin Beratin, Metalurgjiku Elbasanin

Më: 12 janar 2018 Në ora: 23:25
Ilustrim

Trajtimi i mbetjeve urbane dhe niveli i ndotjes mbetet një  prej problemeve të mëdha të qyteteve shqiptare

Berati është prej qyteteve me problematika të theksuara mjedisore për shkak se venddepozitimi i mbetjeve është shumë pranë zonës së banuar dhe lumit Osum, ndërsa hapësira është e paktë

Për ti dhënë një zgjidhje emergjente kësaj situate, Bashkia kërkoi ndërtimin e një sheshi të ri jashtë zonës urbane, por Ministria e Mjedisit e ka rrëzuar duke mbështetur një projekt afatgjatë siç është ndërtimi i një landfilli rajonal për qarkun.

Petrit Sinaj, Kryetar i Bashkisë Berat:Po rehabilitojmë pjesërisht sipas mundësive që kemi këtë plagë mjedisore që është mbi 30 vjeçare. 

Ndërsa Elbasani përballet me fenomenin e ndotjes së ajrit kryesisht nga rafineria e naftës dhe Metalurgjik që cilësohen si shkaktarët kryesore.

Ndaj me kërkesë të kryebashkiakut dhe bekimin e Këshillit Bashkiak në Elbnasan ka nisur punë një grup i posaçëm pune nga Ministria e Mjedisit dhe ajo e energjetikës.

Sejdiu: Ka edhe një fabrikë bitumi, e cila është bërë problem tani. 

Pas verifikimeve të para ekspertët thanë garancinë se do të bëjnë matje korrekte dhe transparente për të dalë në përfundime të qarta për situatën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat