Rama: Drejtorët e burgjeve, spitaleve dhe hipotekave, tre muaj në provë

Shqipëria

Rama: Drejtorët e burgjeve, spitaleve dhe hipotekave, tre muaj në provë

Më: 13 janar 2018 Në ora: 07:09
Edi Rama

Pas mbledhjes së qeverisë e cila u mbajt të premten në qytetin e Lezhës, kryeministri Edi Rama, në një dalje për mediat ka bërë të ditura vendimet e marra.

Gjatë deklaratës së tij Rama nuk la pa përmendur edhe emërimet e reja. Ai bëri me dije nga Lezha se të gjithë drejtorët e rinj në disa sektorë do të jenë tre muaj në provë.

“Drejtorët e rinj në Spitale, Burgje dhe Hipoteka janë tre muaj në provë. Nuk është çështje partie, pasi të gjitha kanë mëkatet e tyre. Në harkun e këtij mandati ndryshimi do të jetë shumë i ndjeshëm”, tha Rama.

Rama theksoi më tej se është i vendosur që do i shkojë deri në fund operacionit për çuarjen për skrap të tepsisë në administratë.

Ndër të tjera kryeministri foli sërish edhe për reformën e ujit, dhe tha se është miratuar një vendim i rëndësishëm, për subvencionim të kontratave dhe dhënien falas të të gjitha matëseve të ujit për familjet në nevojë.

“Jemi të vetëdijshëm që krahas investime duhet të shkojë deri në fund reforma e ujit ku bashkitë kanë një rol parësor dhe sot ne kemi miratuar edhe një vendim të rëndësishëm për subvencionimin nga shteti të kontratave dhe të vendosjes falas të matësve të ujit për të gjitha familjet në nevojë. Është një masë brenda”, tha Rama.

Po ashtu kryeministri tha se vendimet e tjera të marra në këtë mbledhje në Lezhë ishin me fokus për agro-turizmin./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat