Të gjithë duan Gjermaninë për studimet e larta - Bota Sot
Të gjithë duan Gjermaninë për studimet e larta

Shqipëria

E shtunë, 20 janar 2018

Të gjithë duan Gjermaninë për studimet e larta

Më: 13 janar 2018 Në ora: 07:51
Ilustrim

Maturantët shqiptarë po përgatiten të marrin vendimin e jetës, cilën degë do të ndjekin për studimet e larta.

 Ndërsa Ministria e Arsimit njoftoi dhënien e bursave për nxënësit ekselentë që zgjedhin degët e mësuesisë, thuajse të gjithë ata që ne pyetëm sot se çfarë preferonin, apo nëse i joshte kjo ofertë, pohuan se dëshironin që studimet ti kryenin në Gjermani.

Studimet universitare jashtë shtetit vazhdojnë të joshin nxënësit shqiptarë. Dilema e vetme që maturantët kanë është zgjedhja e degës së duhur, pasi destinacioni mbetet Evropa perëndimore. Të ndikuar shpesh edhe nga pjesëmarrja në projektet gjermane që operojnë në shkollat e mesme në kryeqytet, zgjedhja e shumicës së gjimnazistëve mbetet Gjermania.

“Dua të iki në Gjermani për matematikë”.

“Do studioj në Gjermani për informatikë”.

Arsyet e kësaj zgjedhjeje, krahas larmisë së degëve të studimit, lidhen edhe me mundësitë që ofron tregu i punës atje.

“Kam studiuar tregun e punës, kushtet janë më të mira”.

Krahas atyre që preferojnë të largohen, ka edhe gjimnazistë të cilët synojnë vetëm përfundimin e studimeve jashtë shtetit e më pas të kthehen sërish në Shqipëri për të punuar.

“Të studioj për IT në Gjermani, pastaj të vij në Shqipëri”.

Drejtuesit e gjimnazeve konfirmojnë se vit pas viti numri i nxënësve që duan të studiojnë drejt Evropës po shënon rritje. Vetëm vitin e kaluar 1 mijë maturantë zgjodhën të mbyllin studimet universitare jashtë vendit.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test