Fundjavë, reshje shiu e dëbore dhe ulje temperaturash - Bota Sot
Fundjavë, reshje shiu e dëbore dhe ulje temperaturash

Shqipëria

E premte, 20 korrik 2018

Fundjavë, reshje shiu e dëbore dhe ulje temperaturash

Më: 13 janar 2018 Në ora: 07:57
Fieri, janar 2018

Dita e shtunë vijon nën ndikimin e kthjellimeve me alternime vranësirash të shpeshta, kryesisht në zonat lindore dhe ekstremet veri-jug ku priten edhe reshje shiu e dëbore. Dita e diel, vijon me kthjellime e vranësira kalimtare në jug dhe qendër por vranësira të shpeshta lokalizohen në veri dhe lindje. Pjesa e dytë e ditës fuqizon vranësirat duke gjeneruar në mbrëmje dhe gjatë natës, reshje shiu e dëbore.

Temperaturat e ajrit mbeten konstante mëngjesin e së shtunës por rënie me 2°C sjell mesdita. Edhe dita e diel sjell rënie të temperaturave në të dy esktremumet ditore duke bërë që vlerat e tyre të luhaten nga -4 në 12°C.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test