Vettingu në polici, Basha: Nuk mund të bëhet nga Xhafaj - Bota Sot
Vettingu në polici, Basha: Nuk mund të bëhet nga Xhafaj

Shqipëria

E martë, 23 janar 2018

Vettingu në polici, Basha: Nuk mund të bëhet nga Xhafaj

Më: 13 janar 2018 Në ora: 12:31
Lulzim Basha

reu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vizituar familjen e Artan Cukut, i cili u vra prillin e kaluar në hyrje të pallatit ku banonte. Basha tha se vetingu në polici është “si t’i varësh ujkut mëlçitë në qafë”, pasi korrupsioni nuk nisi nga radhët e policisë për kokat.

“Korrupsioni dhe lidhja e policisë me krimin nuk nisi nga radha e policisë, po Saimir Tahiri dhe Haki Çako. Ata janë dy hallka të sistemit kriminal që drejtohet nga Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj ka rolin e tij të padiskutueshëm. Vetingu nga Fatmir Xhafaj është si t’i varësh mëlçitë ujkut në qafë, policia do pastrohet kur qeveria të pastrohet nga politikanë të lidhur me krimin”, tha z. Basha.

Kreu i PD bëri apel qytetarëve për protestën e 27 janarit, duke u shprehur për bashkim të një aleancë vlerash për të mposhtur “aleancën e krimit në pushtet”.

“Shqipëria është kthyer në një zonë të lirë të krimit si pjesë e paktit kriminal mes Edi Ramës dhe atij që e ndihmuan të kthehej në pushtet me vota të shitura. Ndaj shërbimi më i madh është të bashkohemi në aleancë vlerash për të mposhtuar aleancën e krimit në pushtet për të kthyer dhe njëherë policinë e çliruar nga krimi për të kryer detyrat e larta fisnike. I uroj të gjithë atyre burrave dhe grave të gjejë forcën të përballet me këtë të vërtetë të dhimbshme dhe t’i bashkohet me shpirt kurajos qyteatrë që do të ngrihet në aksionin qytetar dhe politik për ti dhënë fund aleancës në pushtet”, tha kreu i PD.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test