Meta: Rexhep Çeliku i ka bërë krenarë shqiptarët, ai ka vetëm përjetësi

Shqipëria

Meta: Rexhep Çeliku i ka bërë krenarë shqiptarët, ai ka vetëm përjetësi

Më: 13 janar 2018 Në ora: 12:38
Ilir Meta

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka marrë pjesë në homazhet para arkivolit të Mjeshtrit të Madh Rexhep Çeliku, të cilat po zhvillohen që prej orës 11:00 në Muzeun Historik Kombëtar.

Meta tha se shqiptarët janë përlotur kur kanë mësuar lajmin, për atë që  për më shumë se 40 vite Rexhep Çeliku ka bërë për Shqipërinë, për shqiptarët, kudo që ka jetuar dhe i ka bërë krenarë që janë shqiptarë.

Jam i bindur se Rexhep Çeliku ka vetëm përjetësi dhe do të jetë gjithmonë në zemrat e shqiptarëve si shqiponja që fluturon vetëm lart.

Unë besoj se Rexhep Çeliku siç kishte emrin, tregoi edhe fuqinë e jashtëzakonshme të karakterit të tij duke mundur sëmundjen e tij . Ai e mundi sëmundjen në emër të dashurisë për skenën dhe do të jetë gjithmonë i përjetshëm në zemrat tona dhe burim frymëzimi për të rinjtë sepse skena jonë do ta ndiejë gjithmonë mungesën e tij.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat