105-vjetori i Policisë, Meta dekoron Sokol Baraj dhe FNSH Shkodër

Shqipëria

105-vjetori i Policisë, Meta dekoron Sokol Baraj dhe FNSH Shkodër

Më: 13 janar 2018 Në ora: 12:48
Presidenca shqiptare

Në 105-vjetorin e policisë së shtetit Presidenti Ilir Meta ka dekoruar pas vdekjes Sokol Baraj, ish drejtori i policisë në 1997 me dekoratën e Artë të Shqiponjës.

Sokol Baraj më herët ka shërbyer edhe si zëvendës ministër i Brendshëm dhe shef komisariati. Pas vitit të vështirë të 1997, Sokol Baraj ishte këshilltar pranë kryeministrit për çështje të rendit dhe sigurisë publike.

Kreu i shtetit ka dekoruar gjithashtu me këtë urdhër edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës. FNSH Shkodër dekorohet për luftën kundër krimit dhe shpëtimin e jetës së shtetasve dhe pronës gjatë situatave emergjente, referuar dhe rastit të fundit për përmbytjet e dhjetorit, si dhe kontributin për të ruajtur dhe forcuar rendin dhe sigurinë në vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat